Korçë/ Nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez

Aktualitet

Korçë/ Nis prerja e pemëve në godinën e shkencave

Prerja e pemëve ka nisur në ambientet e godinës së Shkencave Humane, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, në një hapësirë ku pritet të nisin punimet për rikthimin e Liceut Francez në qytet.

Ndërsa projekti për rikthimin e këtij institucioni arsimor ka marrë vëmendje publike, mbetet e paqartë se mbi çfarë baze po kryhen aktualisht ndërhyrjet në territorin ku parashikohet të ndërtohet liceu.

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk bëhet e ditur nëse është pajisur me leje ndërtimi projekti për Liceun Francez. Kjo ngre pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura për nisjen e prerjes së pemëve dhe nëse janë marrë autorizimet e nevojshme për këtë ndërhyrje.

Për momentin, mbetet për t’u sqaruar se kush e ka autorizuar prerjen e pemëve, çfarë dokumentacioni është miratuar për ndërhyrjen dhe nëse janë përmbushur procedurat ligjore përpara nisjes së punimeve.

Pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e kësaj ndërhyrjeje dhe ecurinë e projektit për rikthimin e Liceut Francez në Korçë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion