Rama kërcënoi protestuesit me bllokimin e rrugës drejt BE-së / Eurodeputetja: Mos u dekurajoni! Vijoni protestat paqësore

Politikë

Rama kërcënoi protestuesit me bllokimin e rrugës drejt BE-së

Eurodeputetja Anna Strolenberg, ka reaguar lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

Përmes një mesazhi, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”,deklaron Strolenberg.

Ajo thekson se qytetarët nuk duhet të lejojnë që pretendime të tilla t’i pengojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundon eurodeputetja.

img-2939-6adb697b00257.jpeg

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion