“A jeni shqiptarë?”/ Protestuesit u zgjasin flamurin kuqezi dhe lule policëve para Kryeministrisë (VIDEO)

Aktualitet

“A jeni shqiptarë?”/ Protestuesit u zgjasin flamurin kuqezi dhe

Dy gjeste simbolike kanë tërhequr vëmendjen gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një i ri i është afruar kordonit të policisë dhe u ka zgjatur efektivëve flamurin kombëtar shqiptar, por asnjëri prej tyre nuk e ka prekur flamurin.

Në një tjetër moment, një protestues u ka ofruar lule punonjësve të policisë që ndodheshin përpara godinës së qeverisë. Edhe këtë herë, asnjë prej efektivëve nuk e ka pranuar gjestin.

Dy veprimet kanë përcjellë mesazhe simbolike përballë forcave të rendit, në një kohë kur marrëdhëniet mes protestuesve dhe policisë janë tensionuar pas përplasjeve të ditëve të fundit.

 Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përgjegjësi për incidentet e dhunshme gjatë demonstratave.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion