A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave? Debati pas protestave studentore

Protestat që prej ditësh kanë përfshirë Shqipërinë nuk po vënë në provë vetëm qeverinë, por edhe marrëdhënien e publikut me personazhet e njohur.
Për vite me radhë, ata kanë kërkuar vëmendjen, mbështetjen dhe duartrokitjet e ndjekësve.
Por, kur mijëra qytetarë dolën në rrugë, një pjesë zgjodhi të mos fliste.
Dhe, për disa, as reagimi i vonuar nuk mjaftoi.
Arbana Osmani u përball me një lumë komentesh kritike pasi reagoi për protestat. Alketa Vejsiu, e cila gjithashtu mbajti qëndrim, mbylli hapësirën e komenteve në postimin e saj.
Ndërkohë, edhe dalja e Luiz Ejllit në protestë, një ditë më parë, bashkë me familjen, ndau publikun. Disa e përshëndetën, të tjerë e vunë në dyshim.
Gazetari Bledi Mane e çoi debatin edhe më larg. Pa përmendur emra, ai akuzoi disa VIP-a se po i kthejnë shpinën “padronit” të tyre, pas 13 vitesh përfitimesh financiare, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Por a janë këto kritika të drejta?
A kanë personazhet publike detyrimin moral të flasin, apo heshtja mbetet një zgjedhje personale?

