Përfundon protesta, nis pastrimi i bulevardit nga gurët

Gurët e hedhur gjatë ditës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nisur të pastrohen me ekskavator, pas përfundimit të ditës së shtatë të protestës.
Kujtojmë se 310 persona janë lënduar që prej nisjes së protestave të dhunshme në 13 tetor e deri më sot, sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga totali i të lënduarve, 191 prej tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjatë ditës së sotme katër kalimtarë për të marrë ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, është larguar nga spitali pas trajtimit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.
Një tjetër kalimtar është larguar pasi ka marrë trajtimin, ndërsa dy të tjerë vijojnë të qëndrojnë në këtë spital, ku po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

