Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS : E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë...

Politikë

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar në emisionin “Top Story” mundësinë e vijimit të Edi Ramës në krye të qeverisë dhe drejtimin e socialistëve në vitet e ardhshme.

I pyetur nëse Rama është opsioni i vetëm i socialistëve si Kryeministër, Klosi theksoi se zgjedhja e liderit është përgjegjësi e vetë Partisë Socialiste, duke shprehur bindjen se Rama do t’i fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2027 dhe ato të vitit 2029.

“PS-ja ka PS-në në qeverisje. Kë zgjedhim ne kryetar, është përgjegjësia jonë. Edi Rama ka drejtuar PS-në dhe ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe në 2027-ën dhe në 2029-ën. Ne zgjedhim liderin tonë”, tha Klosi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion