U qëllua për vdekje nga efektivi në Tiranë, ky është 25 vjeçari që u ekzekutua pasi nuk iu bind policisë
Një 25 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesnatën e së hënës nga një efektiv policie pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim.
Burime bëjnë me dije se viktima është Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”. Ndër të tjera mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
I riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.Për shkak të plagës së marra i riu ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Ndërkohë nuk është larguar por i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, në atë moment efektivi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur 25 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.