Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Kosovë&Rajon
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj disa ish-ministrave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.

Në njoftimin e prokurorisë të akuzuarit apostrofohen vetëm me iniciale, mirëpo në bazë të përshkrimit të detyrave të tyre si anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, bëhet fjalë për ish-ministrat e kabinetit qeveritar që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër, dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ata ngarkohen me këtë akuzë pasi, siç thuhet në njoftim, më datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

"Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së, përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të tranferohen dhe privatizohen, për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse, sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit.

"Por, privatizimi është bërë sipas vlerës së mjeteve të bazura në regjistrimin e vitit 2003. "Ky dëm dëm edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme", thotë prokuroria.

Pas njoftimi të prokurorisë për ngritje të aktakuzës, ish-ministrja Mimoza Kusari Lila ka thënë se në kohën kur ne kemi trajtuar privatizimin e distribucionit të KEK-ut, asnjë herë në agjendë të mbledhjes nuk na është prezantuar përfshirja e hidrocentraleve.

"Në kapacitetin personal, kjo është betejë e imja për të mbrojtur punën, angazhimin dhe besimin që e kam dhe e kam pasur gjithmonë në ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në Republikën shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund të bëhet ligji", ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.

ME TE LEXUARAT