WhatsApp po ju shkaterron telefonin? Ja cila eshte zgjidhja
Lajmifundit
/
12 Nëntor 2019, 23:33
Teknologji
Përdoruesit e celularëve Android janë ankuar se përditësimet e fundit të WhatsApp po i shkatërrojnë baterinë e telefonit.
Ata thonë se 50% e baterisë bie brenda pak orëve, ndonëse nuk kanë përdorim aktiv. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë.
Disa përdorues sugjerojnë që kushdo që e përdor WhatsApp edhe për punë, të zgjedhë që të përdorë metodën për kompjuter "WhatsApp Web" pasi e ruan baterinë.
Të tjerë sugjerojnë që para se të flenë, të bëjnë një pastrim të telefonit (clear cache), ndonëse për disa mund të jetë e bezdisshme.