Elbasan, hajduti tenton të vjedhë dyqanin, godet shitësen me çekiç

Aktualitet

Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje ne Elbasan, por ka hasur rezistencë nga punonjësja.

Autori që tentoi grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar.

Shitësja mesohet se ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori ka qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT