Dita e parë e shkollës kthehet në tragjedi, burri vret me thikë 8 fëmijë
Lajmifundit
/
3 Shtator 2019, 22:08
Bota
Një person i armatosur me thikë ka kryer një masakër të rëndë në një shkollë fillore në Kinë ne diten e pare te vitit shkollor.
40-vjeçari, mbiemri i të cilit është Yu, e kreu sulmin në shkollë rreth orës 8 të mëngjesit në provincën Hubei, tha policia në një deklaratë.
Përveç tetë fëmijëve të vrarë, dy të tjerë u plagosën, deklaroi policia.
Emrat e fëmijëve që janë vrarë në këtë sulm të tmerrshëm nuk janë bërë me dije. I dyshuari u arrestua menjëherë, kurse motivi ende nuk dihet.