Blen 51% të aksioneve, Ronaldo bëhet president i skuadrës së njohur të La Liga

Sport

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo do të jetë pronari më i ri i skuadrës spanjolle të Valladolid.

Ish-lojtari i Real Madrid ka blerë 51% të aksioneve të skuadrës së La ligas.

42-vjeçari tashmë do të pasojë ish-presidentin e klubit Carlos Suarez, i cili do të vazhdojë të mbetet në bordin e drejtorëve.

Siç thuhet nga mediat spanjolle, aksionet e brazilianit kapin vlerën e afro 30 milionë euro-ve.

Aktualisht skuadra e Valladolid ndodhet në vendin e 16 në renditje me vetëm 2 pikë.

ME TE LEXUARAT