Shaqiri “ha dru” në stërvitjen e tij të parë me Liverpulin

Sport

Xherdan Shaqiri u transferua para disa ditësh te Liverpuli dhe tashmë ka nisur përgatitjet me ekipin për sezonin e ri.

Shqiptari u ndeshje me një surprizë në stërvitjen e tij të parë. Shaqiri u përball me traditën e klubit “The Reds”.

Lojtari shqiptar është futur ndërmjet lojtarëve të tjerë të cilët e kanë “qëlluar”, vetëm sepse ashtu e do tradita.

Video u shpërnda në faqen zyrtare të Liverpulit në “Twitter”.

Kujtojmë se Shaqiri ishte një lojtar i Stok Sitit dhe u largua sepse klubi ra nga elita e futbollit anglez.

ME TE LEXUARAT