BE akordon fondin e radhës për Shqipërinë!/ Mbi 213 mln euro në dhjetor

Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor prej Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën me dije për A2 CNN se nëse Shqipëria do të vijojë “rrugën e mbarë të reformave” në qershor dhe dhjetor 2027 do të përfitojë edhe mbi 251 milionë euro të tjera.
Në total prej projektit të BE për zhvillimin e rajonit, vendi ynë pritet të marrë, 922.1 milionë euro.
Komisioni Evropian bën me dije: “Shuma totale e disbursuar arrin në 212.8 milionë euro, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Nga disbursimi i dytë, 49 milionë euro 22.8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për investime.”
Shqipëria lë pas Serbinë me 167.5 milionë euro të disbursuara, Maqedoninë e Veriut me 142.1 milionë euro . Mali i Zi k arritur të marrë 91.2 milionë euro, ndërsa Bosnje-Hercegovina nuk ka disbursuar ende asnjë këst. Por Shqipëria dhe vendet e tjera të Rajinit duhet të vijojë reformat.
“U bëjmë thirrje partnerëve tanë të intensifikojnë përpjekjet, në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë përpara periudhave të ardhshme të raportimit. Nëse afati i qershorit 2026 nuk respektohet, të gjithë partnerët, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, rrezikojnë të humbasin së bashku mbi 333 milionë euro. Për Bosnjë-Hercegovinën, afati i shtyrë përfundon në dhjetor", thotë Komisioni Europian.
Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Pjesa më e madhe e parave shkojnë për “sundimin e ligjit, ndjekur nga mbështetja e bizneseve, kapitali njerëzor, digjitalizimi dhe energjia.


