Tragjedi në Itali, futbollisti 9-vjeçar i Juventusit humb jetën gjatë stërvitjes
Klubi i Juventusit është tronditur nga një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës të një lojtar të akademisë i cili është vetëm 9-të vjeç. Tommaso Cerase ka humbur jetën teksa stërvitej me skuadrën bardhezi në New York.
Siç raportohet, autoritetet po hetojnë aksidentin pasi është bërë e ditur se Cerase është zënë poshtë nga porta. “Calcio Mercato” ka bërë të ditur se aksidenti tragjik ka ndodhur në akademinë e Juventus në New York.
Gjithashtu është bërë e ditur se mamaja e tij, Barbara Riccardi, ka qenë e pranishme kur ka ndodhur ngjarja e tmerrshme.
Ai është dërguar menjëherë te “Roosevelt Hospital”, ku mjekët kanë bërë gjithçka ishte e mundur për t’i shpëtuar jetën, por përpjekjet e tyre kanë qenë, fatkeqësisht, pa sukses.