Bilanci tragjik nga festivali me fishekzjarre, 10 të vd'ekur dhe 64 të lënduar

Bota

Bilanci tragjik nga festivali me fishekzjarre, 10 të vd'ekur dhe 64
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm fishekzjarrësh gjatë një festivali fetar në Meksikë.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë kishës Nuestra Señora de la Luz, në Temascalcingo, në shtetin qendror të Meksikës.

Qindra persona ishin mbledhur për të ndjekur ceremonitë dhe shfaqjen tradicionale me fishekzjarrë, kur materialet piroteknike shpërthyen papritur. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një muri dhe plagosi dhjetëra persona. Mes të plagosurve janë edhe dy priftërinj, bëri të ditur një peshkop vendas.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas shpërthimit, me njerëz që lëvizin mes tymit dhe rrënojave në përpjekje për të gjetur të mbijetuar.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende. Prokuroria e Shtetit të Meksikës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Shpërthimet e lidhura me fishekzjarrët janë të shpeshta në Meksikë, ku materialet piroteknike përdoren gjerësisht gjatë festimeve fetare dhe aktiviteteve tradicionale.

ME TE LEXUARAT