E rëndë në Kosovë, u gjet i shtrirë me pl'agë në trup, humb jetën i mituri në Kosovë

Kosovë&Rajon

E rëndë në Kosovë, u gjet i shtrirë me pl'agë
Një i mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, mbrëmjen e së dielës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për media se i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion