Aksidenti me motor në Tiranë, flet reperi i njohur: Shpëtova për fat
Ditën e djeshme mediat shkruajtën se Stresi kishte pësuar një aksident automobilistik pak para mesnatës së dy ditëve më parë. Ai është aksidentuar me një motor në zonën e njohur si ‘Komuna e Parisit’ rreth orës 23:30. Ai ka marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta më parë Stresi ka publikuar një video në Instagram ku ndër të tjera tregon dhe gjendjen e tij shëndetësore. Dora e tij e majtë është e fashuar edhe pse duket se nuk ka pësuar dëmtime të tjera.
"Blitz" ka kontaktuar me reperin i cili është shprehur:
“Tani jam më mirë. Për fat shpëtova.”
Kjo nuk është hera e parë që Stresi pëson një aksident automobilistik apo që thyen dorën. Kohë më parë ai u aksidentua gjatë kohës që po udhëtonte me makinën e tij dhe dha një mesazh për të gjithë të rinjtë duke i këshilluar se nuk duhet t’i japin makinës me shpejtësi të madhe. Megjithatë duket se “fati i keq” e ka ndjekur sërish pas reperin.