Jalë-Dhërmi, BMW me shpejtësi skëterrë përmbyset në mes të rrugës, tre të plagosur

Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Jalë-Dhërmi. Burime të policise bëjnë me dije se makina ishte e tipit BMW, me targa angleze “TNZ 2840”.

Në makinën e cila u kthye përmbys ndodheshin 3 të rinj, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, BMW ishte me shpejtësi të madhe dhe ky ishte shkaku që automjeti u përmbys.

ME TE LEXUARAT