Dëmi 600 milionë euro, Basha i kërkon Ramës “kokat” e përgjegjësve

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi sot kreut të qeverisë Edi Rama të pushojë nga puna dhe ndjekë penalisht përgjegjësit, përfshirë ministrat, për dëmin ekonomik prej 600 milionë eurosh që i është shkaktuar vendit nga keqqeverisja dhe abuzimi.

Basha mbështetet tek raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili sipas tij, shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro.

Kreu i PD, tha se ky “është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.” Basha i kërkoi Ramës që në vend që të shëtisë në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën, të ndjekë penalilsht përgjegjësit në qeveri dhe drejtori.

“Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtues​it e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij.”

ME TE LEXUARAT