Gara për kreun e PD, Basha e Selami përplasen për Xhorxh Sorosin

Politikë

Dy kandidatet per kreun e PD, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, jane perplasur gjate fushates zgjedhore ne lidhje me raportin e tyre me miliarderin amerikan George Soros.

Pas akuzave te Bashes, se te aferm te Selamit drejtojne misionin e SOROS-it ne Shqiperi, kandidati per kryetar i PD, Eduard Selami ka deklaruar se Xhorxh Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë dhe atëherë me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka studiuar ne Holandë me bursë të siguruar nga Soros.

Basha e ka hedhur poshtë si te pavërtete këtë deklaratë të Selamit, por ky i fundit e ka sfiduar se në rast se ky fakt nuk është i vërtetë atëherë ishte i gatshëm të dorëhiqej nga gara, por nëse ai e provonte të kundërtën atëherë duhet te ishte Lulzim Basha qe duhej të tërhiqej nga kandidimi.

Pas kësaj deklarate të Selamit kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike ka zgjedhur të heshtë duke mos bërë asnjë koment.klan

ME TE LEXUARAT