Fillon zyrtarisht procesi i Vettingut, nis kontrolli i pasurisë për gjyqtarët e prokurorët

Fillon zyrtarisht procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë. Institucionet e administratës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.

TvKlan publikoi dy kopje të shkresave kondenciale që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimin për dy kategori:

Kliko per me shume info

13 anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.

loading...