Humbi jetën nga ataku në zemër, kryekomisari sapo kishte fituar gjyqin për kthim në detyrë

Aktualitet

Eshte ndare nga jeta në mënyrë të papritur një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për kryekomisarin Nikoll Vatnikaj.

Ai ka pësuar një atak kardiak, duke humbur jetën. Vatnikaj ka një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef komisariti në Lezhë, Berat e në rrethe të tjera.

Por Vatnikaj ka patur dhe detyra të tjera ne Drejtorine e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kohët e fundit, Nikoll Vatnikaj sapo kishte fituar gjyqin për rikthim në punë sepse pesë muaj ishte liruar nga detyra e specialistit të Forcave Speciale.

ME TE LEXUARAT