Ndryshon leku, Banka e Shqipërisë hedh në treg pesë kartmonedha të reja

Kliko per me shume info

Banka e Shqiperise ka vendosur te hedhe ne treg pese prerje kartmonedhash te reja me elemente sigurie te permiresuar.

Burimet zyrtare kane thene se në mbledhjen e tij të datës 7 qershor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

Kliko per me shume info

Miratimin e konfigurimit të serisë së re të kartëmonedhave të qarkullimit

Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare dhe bazuar në objektivat e strategjisë së zhvillimit institucional, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re e kartëmonedhave do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë te publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.

Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 dhe 5000 lekë si dhe prodhimin e materialeve të printimit për kartëmonedhat 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë

Në bazë të këtij vendimi, do të shtypen kartëmonedhat me prerje 200 lekë dhe 5000 lekë sipas konfigurimeve të reja të rezultuara nga procesi i përmirësimit të vizatimeve dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.

Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”

Rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte.

Miratimin paraprak për kryerjen e një veprimtarie financiare shtesë nga Veneto Banka sh.a.

Në bazë të këtij miratimi, Veneto Banka sh.a. do të kryejë veprimtarinë financiare shtesë si agjent në sigurime.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here