Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës në Greqi, ‘kokat’ e bandës 3 shqiptarë
Një grup kriminal të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në Greqi me bazë në Korfuz është goditur ditën e sotme nga policia greke. Sipas të dhënave, ky grup përbëhej nga 28 persona, 15 grekë dhe 13 shqiptarë.
Ndërsa, mësohet se policia ka arrestuar 21 prej pjesëtareve dhe ka shpallur në kërkim 7 të tjerë.
Mediat greke raportojnë se banda kishte ndarje pune me hierarki, dhe “koka” e saj ishin 3 shqiptarë 29, 35 dhe 45-vjecare, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.
Po ashtu, mësohet se grupi e shpërndante heroinen në Korfuz. Heroina fillimisht magazinohej në Aitiloakarnania.
Grupi ka qarkulluar vitin e
fundit në Korfuz mbi 12 kg heroinë, nga të cilat 9.7 kg janë sekuestruar gjatë operacioneve të ndryshme. Grupi pritej të fitonte rreth 450.000 euro nga veprimtaria.