Shkencëtarët japin përgjigjen shokuese, ja përse koha ‘’fluturon’’ më shpejt kur rritemi
Kur rritemi, ditën e lindjes i themi vetes sesa shpejt kaloi ky vit. Kjo gjë n’a mërzit në fakt, dhe pyesim veten si ka mundësi që koha kalon kaq shpejt. Ja një përgjigje që do t’ju habisë:
Kur jeni 1 vjeç, një vit është 100% e gjithë jetës tuaj. Kur të jeni 50 vjeç, 1 vit do të përbëjë 1/50 e gjithë jetës tuaj.
Kjo kohështrirje interaktive shpjegon atë se si perceptimi ynë rreth kohës ndryshon çdo herë e më shumë, që na bën të duket se koha fluturon gjithnjë e më shpejtë. Kjo tregon se si jemi ndjerë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me kohën tonë “absolute’’.
Kur jeni 50 vjeç, 1 vit është 2% e gjithë jetës tuaj. Koha dhe paraja janë dy gjëra që njerëzit i ruajnë dhe i shpenzojnë. Disa thonë se koha është para.
Kjo kohështrirje u shpik nga Maximilian Kiener, një këshilltar dizajni në BMË nga Austria, bazuar në qëndrimet e filozofit Paul Janet. Kështu tingëllon në një formë më të thjeshtësuar:
Një fëmijës 10 vjeçar i duket 1 vit si 1/10 e jetës së tij dhe një personi 50 vjeçar i duket si 1/50. Në ndërkohë, e gjithë jeta, është një vlerë konstante (ose absolute).
Kur një fëmijë është vetëm 1 muaj i vjetër, një javë është një çerek i jetës së tij. Nëse jeni 14 vjeç, 1 vit është rreth 7% e jetës tuaj dhe gjithashtu duket mjaft gjatë. Por në moshën 30 vjeçare, një javë është thjeshtë një pjesë shumë e vogël e jetës dhe një vit për një 50 vjeçar është vetëm 2% e jetës së tij, kështu që ju subjektivisht i ndjeni këto intervale si të parëndësishme dhe jeni të sigurt se ato kalojnë shumë shpejt.
Kur jeni 90 vjeç, një vit është 1.01% e jetës tuaj. Kush e dinte se koha i ekspozohet inflacionit?
Me fjalë të tjera, sa më gjatë që jetojmë, aq më i shkurtër çdo vit duket në jetën tonë. Dhe mbajeni në mend, nëse ju duket se një vit po kalon më shpejt se viti i kaluar, nuk jeni çmendur – thjeshtë jeni duke u plakur.
Kështu, kaloni momente të lumtura dhe kënaquni sepse brenda pak vitesh këto momente kënaqësie do të harrohen shpejt e më shpejt.