U akuzua që ngacmoi nxënësen, shokon mësuesi në gjyq: Më provokoi në ‘FB’

Aktualitet

Ditën e sotme, mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës i cili u denoncua se kryu veprime të turpshme ndaj të miturës, ka dalë sot para trupit gjykues.

Mësuesi Hasan Martani, 64 vjeç, i cili për një vit dilte në pension, ka mohuar akuzat për të cilat është arrestuar dhe gjithcka që ka thënë nxënësja kundër tij.

“Nuk kam kryer veprime te tilla”- ka thënë mësuesi. Ndërkohë që avokatët mbrojtës të tij pretendojne qe nuk ekziston fakti penal.

Mësohet se mësuesi ka thënë që nuk e ka prekur asnjëherë nxënese, por që ka pranuar bisedën e kryer me të në rrjetin social Facebook.

Madje avokati i tij ka pretenduar se klientin e tij e ka provokuar e reja.

 

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin. Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues ka vendosur të lerë në burg mësuesin e arrestuar.

ME TE LEXUARAT