Prapaskenat e takimit, Rama-Bashës: “Me këtë marrëveshje, shko te Saliu dhe…”
Kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ka lënë godinën e Presidencës ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe me pas ka shkuar ne selinë e PD.
Takimi i menjëhershëm ka patur lidhje me propozimet dhe diskutimet që ka patur Basha për orë rresht me Ramën dhe negocimin e Nishanit.
Pra, Berisha është njohur me pikat kryesore të propozuara mes palëve.
Pasi ka shqyrtuar propozimet e reja, Berisha bëjnë me dije burimet, i ka hedhur poshtë dhe i ka kundërshtuar menjëherë.
Propozimet:
Berisha është njohur me një nga pikat kryesore që kanë të bëjnë me datën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Rama propozon që zgjedhjet të zhvillohen nga data 16-30 korrik, ndërsa Basha institon të shtyhen në shtator. Kjo pikë është kundërshtuar edhe nga Berisha. Ai këmbëngul që zgjedhjet të bëhen zyrtarisht në shtator dhe pa Ramën kryeministër.
Burimet bëjnë të ditur se Rama para se të dalë nga presidenca, pas 3 orësh diskutime i ka lënë Bashës “marrëveshjen” provizore me propozimet konkrete. Madje, edhe në këtë situatë delikate, kryeministri nuk i ka kursyer batutat.
“Merre këtë marrëveshje, shko te Saliu dhe merr listën se nuk vendos t’i në këtë punë”, mësohet të ketë thënë Rama para se të ngrihet tryeza presidenciale.