Shembet pallati mbi 20 katësh tek "Shkëmbi i Kavajës", banorët në panik

Aktualitet

Pak minuta më parë tre katet e fundit të një pallati tek "Shkëmbi i Kavajës" janë shembur. Pallati mendohet të jetë mbi 20-katësh, pasi ka kate nëntokë dhe rreth 3 të tillë kanë qenë në punime e sipër.

Banorët që kanë parë këtë ngjarje të rëndë që mund t'ju kishte rrezikuar jetën bëjnë me dije se ky pallat i përket biznesmenit të njohur Enver Shala, i cili ka në bregdetin e Durrësit edhe një pallat tjetër 30-katësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punëtorët fatmirësisht kanë shpëtuar, të paktën këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, dëshmitarët që kanë qenë atje bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën.

"Shembet pallati te Prroni i Agait në Durrës. Pallati 23 katësh i Enver Shalës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është shembur për shkak të punimeve të dobëta. Tre katet e fundit janë shembur, ky është pallati i famshëm që gjendet në rërë në breg të detit, 18 kate janë me banorë", shprehet një banor.

Ndërkaq nga të dhënat e para, policia bën me dije se janë shembur tre katet e fundit dhe nuk ka të lënduar, ndërkaq po vijojnë hetimet.joq

ME TE LEXUARAT