Bëni kujdes! Mungesa e vitaminës D në trupin tuaj, ja lajmi keq për ju
Është e ditur se mungesa e vitaminave të caktuara në trupin tuaj është një rrezik për ju. Këtë herë, mjekët flasin për vitaminën D dhe rreziqet që sjell mosprania e saj në trupin tuaj.
1. Mbipesha
Meshkujt dhe gratë obezë janë më të prirë të kenë mungesë të vitaminës D. Vitaminën D mund ta fitoni nga rrezet e diellit dhe produktet djathore.
2. Diabeti
Personat e prekur nga diabeti kanë nivele më të vogla të vitaminës D në trup. Studimet tregojnë se nivelet e vogla të vitaminës D dhe obezitetit janë ndër mënyrat se si shkaktohet diabeti.
3. Sëmundjet e zemrës
Këto dyja shkojnë bashkas. Nivelet ekstreme të vogla të vitaminës D ju bëjnë trefish më të rrezikuar të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare.
4. Lupusi
Sëmundja kronike pezmatuese në të cilën sistemi i imunitetit të trupit i sulmon organet – Lupusi -vazhdimisht ndërlidhet me mungesën e vitaminës D në trup.
5. Lindja e parakohshme
Gratë që janë në pritje për t’u bërë nëna, janë më të rrezikuara të kenë lindje të parakohshme nëse kanë mungesë të kësaj vitamine. Veç kësaj, vitamina D nevojitet edhe për të zvogëluar infeksionet bakteriale në placentë.
6. Sindroma paramenstruale (PMS)
Sipas shumë studimeve të ndryshme, gratë e moshave 27 deri 44 vjet janë më të rrezikuara të kenë simptoma të PMS-së. Hulumtuesit besojnë se sasia e duhur e vitaminës D në trup, ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të tilla.
7. Alopecia dhe rënia e flokëve
Gratë të cilat ballafaqohen me problemin e rënies së flokëve, priren të kenë nivele të vogla të vitaminës D në trup. Kjo vitaminë është e rëndësishme për ciklin e flokëve dhe ju ndihmon flokëve të kalojnë nga faza e “pushimit” në fazën e rritjes.
Nëse keni këto shenja, ekspertët ju rekomandojnë të konsultoheni me një doktor për të parë nëse keni mungesë të kësaj vlere të rëndësishme ushqyese.