Lezhë, gjendet një kufomë, policia flet për detajet

Aktualitet

UntitledNjë kufomë është gjetur në vendin e quajtur “Ura e kanalit të Gjormit” në segmentin rrugor Fushë Krujë-Milot. Turpi i seksit mashkull, i moshës rreth 35-40 vjeç mësohet se është aksidentuar më 17 shtator, në orën 21:45.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se kufoma ka strukturë të rregullt trupore, me gjatësi rreth 180 cm, si dhe peshë trupore 120 kg. Kufoma në fjalë mbante veshur një xhakovento ngjyrë gri, poshtë saj një triko pambuku ngjyrë gri, si dhe një palë tuta pambuku ngjyrë blu.

Sakaq, policia disponon disa fotografi të personit të aksidentuar, të cilat mund të vihen në dispozicion të personave të interesuar që mund të kontribuojnë për identifikimin e tij. Për çdo të dhënë në lidhje me identifikimin e tij, ju lutem kontaktoni në numrin 0694103149.

ME TE LEXUARAT