Droga "mbyt" Shqipërinë, zbulohen mijëra bimë hashashi

Aktualitet

kanabisEdhe ditën e sotme ka vijuar aksioni antikanabis në mbarë republikën, duke asgjësuar vetëm gjatë paradites mbi 17 mijë rrënjë.

Bulqizë 1250 rrënjë

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis, të zhvilluara nga Efektivë të Komisariatit të Policisë Bulqizë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.Si rezultat i këtij operacioni në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentruar një parcel e kultivuar me bimë narkotike. Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 , bimë të dyshuara narkotike ‘Cannabis Sattiva”. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

Krubin 355 rrënjë

Asgjësohen me anë të djegies 355 bimë Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Përroi i Gjatushit në fshatin Zhej, Kurbin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përmet dhe Këlcyrë

Në Përmet e Këlcyrë janë asgjësuar 1 777 bimë kanabis nga forcat e policisë. Nga kontrolli i ushtruar në vendet e quajtura “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës”, Frashër në Përmet u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë kanabis.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Arat e Hades” , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Memaliaj, asgjësohen 13.500 rrënjë kanabis, asnjë person i kapur nga policia

Siç raporton policia e qytetit të Memaliajt, bëhet e ditur se këto bimë janë gjetur dhe asgjësuar në tre raste të ndryshme ku në vendin e quajtur "Përroi i Vastrave", Krahës 1,Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Sakaq, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë,në vendin e quajtur "Sheshi i Vreshtit" ,Kalivaç u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në afërsi të fshatit Kalivaç,Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por në parcela nuk është gjetur asnjë person.

Fier, asgjësohen 361 rrënjë kanabis, kapet një kultivues

Policia e qytetit të Fierit ka mundur që të gjejë dhe asgjësojë një parcelë me 361 rrënjë kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga një kultivues, i cili drogën e kishte mbjellë në parcelën e tij.

Policia saktëson se, droga u gjet në fshatin Peshtan i Madh, në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Peshtan ”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me djegie 361 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Për një tjetër rast të konstatuar nga policia, në pranga ka rënë Eduart Avrami, 45-vjeç.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, disa rrënjë bimë të thata të dyshuara Opiom dhe disa fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

ME TE LEXUARAT