Trajneri i Barcelonës: Suarez po justifikon besimin që i është dhënë

Sport

enrique14Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar nga shterpësia e Luis Suarezit, për aq kohë sa ekipi funksionin dhe arrin të marrë fitore në çdo ndeshje.

"Unë jam shumë i kënaqur me rendimentin e Suarezit dhe me gjithçka që ai po bën për skuadrën. Të gjithëve u ndodh që të gabojnë, por mund t'iu siguroj se ka pak lojtarë në qarkullim që lëvizin në zonën kundërshtare si Luis Surez”, ka theksuar Luis Enrique, në konferencën e radhës për shtyp në prag të përballjes me Elchen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj Elches ai e ka lënë pushim kroatin Ivan Rakitic, i cili ka treguar rritje të nivelit të lojës së tij. Objektivi i Barçës, sipas Enriques, është të ruajë imazhin e mirë të krijuar në takimet e fundit.

"Kampionati është me plot befasi. Në futboll gjëja më e rëndësishme është intensiteti dhe këtë aspekt duhet ta kemi parasysh në çdo takim, në të kundërt, mund të humbasim ndaj çdo kundërshtari”, ka shtuar Luis Enrique.

Gjithsesi, Enrique la të kuptohet që do të bëjë rotacion duke menduar për takimin e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Atleticos së Madridit në "Vicente Calderon".

"Është momenti për ta bërë rentabël të gjithë skuadrën. Unë i qëndroj besnik filozofisë sime, që në një skuadër duhet të aktivizohen 18, 19 ose 20 futbollistë. Kështu do të jemi më të fortë", ka nënvizuar Luis Enrique.

ME TE LEXUARAT