Zegjine Çaushi reagon për tubimet e të rinjve: Turp për këtë nivel proteste
Lajmifundit
/
20 October 2026, 14:58
Aktualitet

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen sot. Ajo e ka quajtur protestën të turpshme, ndërsa ka publikuar një video, ku studentët kanë ironizuar policinë duke u hedhur atyre molto.
“Turp për këtë nivel proteste! Kjo është qytetaria që pedagogët duan të kultivojnë te studentët? Kjo është edukata që mësuesit u mësojnë nxënësve? Këto veprime nuk janë as qytetari, as protestë”, shkruan ajo.



