"Zbuten" temperaturat, si do të jetë moti sot, 17 tetor 2026

Aktualitet

"Zbuten" temperaturat, si do të jetë moti sot, 17 tetor 2026
Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

ME TE LEXUARAT