Aurela Gaçe dhe moderatori i njohur shfaqen mes protestuesve në bulevard
Lajmifundit
/
20 October 2026, 19:19
Showbiz

Pjesëmarrjes së qytetarëve dhe studentëve në shesh po i bashkohen vazhdimisht emra të njohur të artit dhe medias.
Këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj janë filmuar ditën e sotme mes turmës së protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë dy figurat publike krah për krah me qytetarët e tjerë përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit.
Prania e tyre në bulevard vjen në një moment kur tubimi po vijon nën tension dhe prani të shtuar policore, duke reflektuar mbështetjen që lëvizja po merr nga personalitete të jetës publike e kulturore në vend.



