Rama publikon listën: Një vra'sës në grupin e dhunës në protestë, së paku tre me lidhje me Iranin

Politikë

Rama publikon listën: Një vra'sës në grupin e
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me trazirat dhe tensionet e shënuara gjatë protestave të fundit në kryeqytet, duke publikuar pamje dhe materiale që, sipas tij, provojnë përfshirjen e elementëve kriminalë dhe faktorëve të jashtëm në akte dhune urbane.

Përmes një deklarate të fortë, kreu i qeverisë u shpreh se personat e shoqëruar nga policia nuk kanë asnjë lidhje me komunitetin studentor, por janë pjesë e një skeme të organizuar që synon destabilizimin e vendit.

Ndërsa theksoi se deri më tani është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, Rama nërmori një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të akteve të dhunshme, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë interesa të krimit të organizuar dhe forca të huaja me ndikim destabilizues.

Rama: Po, ndaj me ju pamje që do trondisin shumë kënd, është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë student, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata student që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste.

Përmes instagramit dhe tik tok e mbështesin se shikojnë te dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të vendit dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarë.

Fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumenta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion