Tragjedi në Kamëz, të shtëna me ar'më, vr'iten dy vëllezër e plagoset i treti, arrestohet autori, publikohen emrat
Lajmifundit
/
19 October 2026, 13:03
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz.Mësohet se dy vëllezër kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital.
Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë është arrestuar.
Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.


