Dëmet brenda Komisariatit Nr.3, ja si duken zyrat e djegura dhe tavolinat e shkrumbuara pas protestës

Aktualitet

Dëmet brenda Komisariatit Nr.3, ja si duken zyrat e djegura dhe tavolinat e
Këto janë pamjet nga ambienti i brendshëm i zyrës së pritjes në komisariatin numër 3, një ditë pasi protestuesit i vunë flakën gjatë protestës.

Nga pamjet e realizuara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vihen re dosjet e djegura dhe i gjithë vendi i shkatërruar.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha mbrëmë se si pasojë e këtij sulmi, mbetën të plagosur 10 punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ishin në krye të detyrë, në shërbim të ruajtjes dhe sigurisë së komisariatit.

“Sulmi krijoi një rrezik serioz jo vetëm për jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë, por edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të Komisariatit.

Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë.

Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Hita mbrëmjen e djeshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion