VIDEO/ Rama reagon mes kaosit në bulevard, lë fjalët dhe i dedikon një ''zemër'' policisë

Politikë

VIDEO/ Rama reagon mes kaosit në bulevard, lë fjalët dhe i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë, por këtë herë ka zgjedhur të mos shoqërojë pamjet me asnjë koment, duke publikuar vetëm një emoji zemër.

Në videon e shpërndarë prej tij shfaqen efektivë të Policisë së Shtetit duke ndihmuar dy të mitur, të cilët duket se janë prekur nga gazi lotsjellës. Në pamje shfaqet edhe shefi i Komisariatit Nr. 1, Ervin Hasrama, ndërsa reagimi i kryeministrit përmblidhet te simboli i zemrës, një dedikim për efektivët në terren.

Reagimi vjen në ditën e katërt të protestave të studentëve, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje në bulevard, si dhe me dëmtime të disa ambienteve dhe institucioneve.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës deri në dorëheqjen e kryeministrit.

ME TE LEXUARAT