Terr'or e panik pranë Xhamisë / Policët me shkop gome dhe civilë me shkop druri godasin qytetarët (VIDEO)

Aktualitet

Terr'or e panik pranë Xhamisë / Policët me shkop gome dhe

Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe shpërndarjes së turmës së protestuesve policia ka vijuar aksionin me ndjekjen e tyre ne rrugët e kryeqytetit.

Nga kryeministria u nisën autokolona me forca speciale me uniformë dhe pa uniformë në ndjekje të të rinjve.

VIDEO

Mësohet se disa qytetarë është rrahur barbarisht në rrugët e Tiranës nga efektivë policie, por edhe persona civilë të cilët godasin me shkop gome grushte e shkelma.

Grupimi më i madh me efektivë dhe policë civilë është pranë Parkut Rinia, ku është përdorur dhunë për shoqërime dhe arrestime me forcë të protestuesve që po tentonin të largoheshin me vrap.

ME TE LEXUARAT