VIDEO/ I moshuari i PD “kopjon” protestuesit e rinj, kërcen rreth zjarrit para Kryeministrisë
Lajmifundit
/
24 October 2026, 13:15
Aktualitet

Në protestues i Partisë Demokratike ka marrë vëmendjen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku janë mbledhur në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Teksa në rrugë po digjeshin shiltet e vendosura nga kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune për tryezën e dialogut, i moshuari ka nisur që të kërcejë rreth zjarrit.
Ndërkohë vihet se deri më tani, studentët apo qytetarët që do i bashkohen protestës kombëtare, nuk janë të pranishëm me PD para Kryeministrisë.


