U pla'gos gjatë protestës, FSHF merr vendimin për 28-vjeçarin, e bën të ditur presidenti Duka

Aktualitet

U pla'gos gjatë protestës, FSHF merr vendimin për
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë.

28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale  

Postimi i presidentit të FSHF, Armand Duka:

‘Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka’-shkruante presidentit i FSHF në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion