Rama nxori sërish karrige e tryezë për dialog me protestuesit, turistët ulen dhe fotografojnë njëri-tjetrin
Lajmifundit
/
25 October 2026, 11:10
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë edhe sot “karriget” prej betoni dhe tavolinën, një thirrje kjo për dialog me protestuesit.
Ndërsa qëndrojnë të vendosura para Kryeministrisë përgjatë këtyre ditëve, ku më herët janë refuzuar nga protestuesit, duket se sot “nuk kanë shkuar” kot.
Ne pamje shfaqen disa turistë që kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën janë ulur në to, duke bërë foto dhe duke e shfrytëzuar këtë moment edhe për pak pushim.


