U nisën nga Tirana për t’i hedhur në erë makinën zyrtarit në Vlorë, arrestohen dy nga autorët

Aktualitet

U nisën nga Tirana për t’i hedhur në erë makinën
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Llakatund, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin e 29-vjeçarit, kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve: Sh. M., 41 vjeç dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion