U godit me plumb gome në sy në protestë, Erjon Vishkulli nga spitali shfaqet duke lozur me mbesën e tij (VIDEO)

Aktualitet

U godit me plumb gome në sy në protestë, Erjon Vishkulli nga
Erjon Vishkulli, i cili u bë i njohur për publikun pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë, është shfaqur në një moment krejt ndryshe, larg tensioneve dhe ngjarjeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike.

Në pamjet e fundit, ai shihet duke luajtur me mbesën e tij, në një çast familjar..

Pas ngjarjes së rëndë, gjatë së cilës u godit në sy me një plumb gome, Vishkulli rrëfeu publikisht dhimbjet dhe pasigurinë që po përjetonte për shkak të dëmtimit.

Historia e tij tërhoqi vëmendje të madhe, ndërsa shqetësimi kryesor lidhej me gjendjen shëndetësore dhe pasojat që mund të kishte goditja në shikimin e tij.

Por këtë herë, vëmendja nuk është te protesta apo përplasjet me policinë, por te një moment i thjeshtë dhe i ngrohtë familjar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion