Pedagogu Artan Fuga reagon pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, përplasjen apo dialogun?

Aktualitet

Pedagogu Artan Fuga reagon pas fitores së studentëve në Serbi:
Pofesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe fitoren e listës studentore në zgjedhje, duke e lidhur këtë situatë me realitetin politik në Shqipëri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fuga ngre një pyetje që prek drejtpërdrejt mënyrën se si mund të arrihet ndryshimi politik.

Zhvillimet në Serbi, ku studentët kanë fituar një rol të rëndësishëm në jetën publike dhe politike, kanë rikthyer vëmendjen te fuqia e mobilizimit qytetar dhe ndikimi që ai mund të ketë në proceset demokratike.

Duke e lidhur këtë situatë me Shqipërinë, reagimi i Fugës hap një debat mbi mënyrën se si duhet të ndërtohet kundërshtimi politik dhe se çfarë rruge duhet të ndjekin forcat që kërkojnë ndryshim.

Postimi i Artan Fugës:

Nëse ka Zot, Ai na e dha shenjën...

Cfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?!

Tanimë, pas zgjedhjeve në Serbi, gjendja është edhe më e qartë: Do të ndjekim rrugën sipas mësimeve të Vuçiqit, apo do të zgjedhim rrugën e zgjidhjeve politike, paqes sociale, unitetit të kombit?

Se këshilla e Vuçiqit boll "dashamirëse" ishte, me helm! Ju rrifuni me njeri tjetrin, hyjini njëri tjetrit me hunj dhe shkopinj, gurë dhe zjarr sa iu mban krahu, kurse ne në Serbi bëjmë zgjidhje politike.

Mesa shihet, lista studentore fitoi, zgjedhje të pakontestuara duken, s'ka rëndësi kush fitoi, veç shihet se bënë zgjidhjen që nuk na sugjeroi ne duke na folur me përjkëdheli sikur të ishte çun lagjeje, duke na thirrur me emër, dhe shkurtimisht.

Bëni si them unë, por jo si bëj unë!

Zgjidhjet e mbara politike janë aty, hartimet e politikanëve me gjuhë dhune nuk na duhen fare, zgjidhjet janë, vetëm kush nuk do nuk i sheh! Polikanët kryesorë, deputetët në Kuvend, kryesisht këta, Presidenti, qeveria, Kryeministri, shtabet politike të partive politike duhet të na japin zgjidhje sikurse e parashikon Kushtetuta.

Kushtetuta kërkon respektimin e vullnetit popullor me zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme për të shprehur interesin sovran të qytetarëve! Është vetëm kjo zgjidhja, jo ajo që na propozon me "dashamirësi" presidenti Serb, ndryshe nga ç'bën në shtëpi të tij, duke na ftuar për të tkurrur liritë dhe të drejtat njërëzore, politike, të qytetarëve.

Po e përsëris, Shqipëria në ditët e sotme, jo ajo e pas luftës së dytë botërore, nuk e mban dot në kurriz një përplasje mes autoritarizmit dhe qytetarëve.

Tani, ja udhëkryqi : Të dëgjojmë "mikun" serb, që ndryshe na thotë ne, ndryshe bën në shtëpinë e tij, apo të ndjekim zërin e kushtetutës dhe të rrugës së mbarë për kombin?!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion