U arrestuan në protestat e studentëve, Gjykata vendos të lirojë 22 persona

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të 22 personave të arrestuar në protestat studentore që janë zhvilluar në Tiranë prej 9 ditesh. Bëhet me dije në seancën e zhvilluar ditën e sotmme,e drejton gjyqtari Sokol Shehu.
Policia e Shtetit ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariatet e kryeqytetit pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së fundit në Tiranë.
Mes të shoqëruarve mësohet se ka si të rinj e protestues, ashtu edhe disa të mitur, ndërsa veprimet hetimore po vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në acte dhune dhe dëmtim të pronës.
Sipas burimeve zyrtare, personat e shoqëruar po intervistohen nga grupet hetimore lidhur me sulmet ndaj institucioneve, përdorimin e lëndëve piroteknike dhe bllokimin e aksit rrugor. Policia po shqyrton edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të kapur pjesëmarrësit e tjerë që mbanin maska ose kapuçë gjatë trazirave.


