Turisti kërkon kokainë, i shesin kripë kuzhine për 40 euro…

Bota

Turisti kërkon kokainë, i shesin kripë kuzhine për 40

Në qendrën historike të Napolit, një turist kërkon kokainë, por në vend të saj i japin një qese me kripë kuzhine. Shitësi i drogës denoncohet për mashtrim. Një 36-vjeçar nga Napoli është denoncuar për mashtrim, pasi i shiti një turisti gjerman kripë kuzhine në vend të kokainës, për 40 euro.

I riu u kap nga karabinierët teksa “shiste drogë”, nëse mund të quhet kështu, në rrugë, në zonën e sheshit Bellini, në zemër të jetës së natës në qendrën historike të Napolit. Me të njëjtën shumë, turisti mund të kishte blerë më shumë se 50 kilogramë kripë të imët.36-vjeçari ra në rrjetën e kontrolleve të karabinierëve, të cilët po zhvillonin një aksion kundër shitjes së lëndëve narkotike në qendrën historike të Napolit, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga jeta e natës, ku lëvizin si banorët vendas, ashtu edhe turistët e shumtë.

Aksioni i karabinierëve të Napolit Qendër u zhvillua në orët e vona të natës. Efektivët patrullonin rrugët me rroba civile, për të mos ngjallur dyshime. Mes shumë njerëzve që ndodheshin në rrugë, vëmendjen e tyre e tërhoqi një 36-vjeçar, i cili sapo i kishte dorëzuar një turisti gjerman një qese me pluhur të bardhë.I riu futi në xhep paratë dhe vazhdoi të vështronte përreth me kujdes, duke u treguar i dyshimtë.

Në atë moment, efektivët iu afruan turistit dhe analizuan përmbajtjen e qeses. Testi për identifikimin e lëndëve narkotike tregoi se substanca e shitur si kokainë ishte në të vërtetë klorur natriumi, pra kripë e zakonshme kuzhine, e përdorur për t’u dhënë shije ushqimeve dhe për ruajtjen e tyre.

Në raftet e supermarketeve, kjo kripë mund të gjendet edhe me çmimin 50 cent për kilogram.Në këtë rast, “doza” e kripës i kushtoi turistit gjerman 40 euro, një çmim dukshëm i tepruar. Sipas përllogaritjeve të hetuesve, me të njëjtën shumë ai mund të kishte blerë rreth 50 kilogramë kripë.

Pas zbulimit të mashtrimit, ndaj 36-vjeçarit u bë kallëzim për veprën penale të mashtrimit. Gjatë të njëjtit operacion, katër persona të tjerë që kishin konsumuar lëndë narkotike u ndëshkuan me gjoba. Gjithashtu, u vendosën masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor dhe u kryen kontrolle në disa subjekte tregtare, katër prej të cilave u gjobitën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion