Qytetarit i vjedhin 1 milion lekë nga llogaria në "Raiffeisen Bank", pasi klikoi këtë mesazh!

Trending
Qytetarit i vjedhin 1 milion lekë nga llogaria në "Raiffeisen
Mesazhet e terheqjes se parave nga Raiffeisen Bank

Nje shume prej 100 mije leke te reja (1 milion te vjetra) u vodh ne menyre te paqarte nga llogaria e nje qytetari ne Raiffeisen Bank.

Klientet e kesaj banke rezultojne te demtuar ne nje tjeter rast qe duket se ka te beje me sigurine bankare dhe abuzimin teknologjik. 

Qytetarit i eshte derguar nje mesazh, i rreme sigurisht dhe mashtrues ne emer te Raiffeisen Bank ku i eshte thene perditeso karten bankare brenda te nesermes per te shmangur pezullimin e sherbimeve. 

Qytetarit i vjedhin 1 milion lekë nga llogaria në "Raiffeisen
Mesazhi qe klikoi qytetari

Qytetari ka klikuar linkun e derguar ne mesazhin ne fjale, i cili sigurisht ka qene nje lidhje qe conte tek virusi me te cilin i jane vjedhur te dhenat bankare.

Pasi qytetari klikoi linkun mashtrues, hajduti apo hajtutet moren akses ne llogarine e tij ne Raiffeisen Bank dhe pervetesuan dy shuma secila nga 50 mije leke te reja, apo 500 mije leke te vjetra.

Qytetari ka kuptuar cfare ka ndodhur ne te vertete vetem pasi ka pare mesazhet e mberritura nga Raiffeisen Bank e cila e njoftonte se nga llogaria e tij ishin marre dy shumat e parave.  

ME TE LEXUARAT